Një tjetër ndeshje e rëndësishme për Lazion.

Skuadra kryeqytetase që vjen pad një serie të mirë prej katër ndeshjeve me fitore në Serie A, mbrëmjen e sontme luan ndeshjeb çerekfinale ndaj Atalantad në Bergamo, shkruan Korneri.net

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, pritet të luaj nga minuta e parë, sepse trajneri Simone Inzaghi, ka bërë rotacion për këtë përballje, dhe ka pushuar tre sulmuesit tjerë, Immobile, Caicedo dhe Correa.

Formacioni i mundshëm i Lazios për sonte do të jetë ky:

Lazio (3-5-2): Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Escalante, Akpa-Akpro, Fares; Pereira, Muriqi. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here