Genoa dhe Sampdoria e luajtën edhe një ndeshje tjetër si në “sheh”, ku vetëm një gabim i vogël mund të vendoste për fatin e takimit. Pas një loje të fortë fizikisht dhe taktikisht, me disa raste në pjesën e parë e cila për një nuancë i takoi vendasve, në pjesën e dytë Samdoria luajti më mirë dhe ia doli ta mbyll me fitore duelin që ishte spektakolar në tribunat e stadiumit “Ferraris” nga tifozët e dyja skuadrave.
Një gabim i vogël i kushtoi Genoas, topine kthyer mbrapa te Munoz, e vjedh këmbëshpejti dhe lojtari i madh Luis Muriel i cili në minutën e 71. e vendosi këtë “derby della laterna”, apo fitoren e tretë ne pesë përballjet e fundit kë skuadrave nga i njëjti qytet.