Pa gola përfundoi ndeshja e parë gjysmëfinale në mes Ballkanit dhe Feronikelit.
Mysafirët patën disa raste të mira shënimi, vendasit e mbajtën topi më shumë, por nuk mjaftoi asgjë që së paku të shihnin një gol, kështu që ka mbetur gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit në Drenas, shkruan Korneri.net
Komenti i Iamet Munishit pas ndeshjes ishte si gjithmonë epike.
“E kemi ditur Feroikeli është kampion në fuqi dhe e kemi ditur që nuk nap ret punë të lehtë. Të vetmën mundësi për të dal në Evropë e kanë përmes Kupës, dhe mendoj që patëm fat sepse kanë mundur të na dënojnë në dy tri raste shumë lehtë. Ata patën rastet, ne e kishin në posedim topin dhe iniciativën, por ishte shterpe, nuk ishin të koncetruar në konkretizim dhe pasimin e fundit, patëm dy tri raste jo shumë të mira, por mendoj se ishte rezultat real”, tha Munishi i cili e ruajti qershinë mbi torte në deklaratën e fundit pasi pyetjes së gazetarit të Supersport Kosova që Feronikeli u mbrojtë mirë.
“Këtu te ne Feronikeli u mbrojtë shumë mirë, nuk e di në se edhe në Drenas do të luaj lojën e njëjtë, atëherë po e bëjmë Tovërlanin Ministër të Mbrojtjes në Qeveri të re. të shohim atje duhet të qelet pak të tentojë të luaj pak më shumë dhe të shohim, tha Munishi në fund. /Korneri.net