Ballkani po bëhet gati për neshjen e radhës në Superligë.

Kampioni vjeshtor udhëton në Klinë për tu përball me Dukagjinin e ç’regjistruar, mirëpo duke e parë se edhe Vushtrria e ndali Flamurtarin pavarësisht se nuk u duheshin pikët fare, do tëthotë se edhe për Ballkanin ndeshja nuk do të jetë e lehtë, shkruan Korneri.net

Pavarësisht këtij fakti, Ballkani ka skuadër shumë të fortë dhe cilësore, andaj sigurtë Ismet Munishi do të udhëtojë me “armatën” e tij për ta fiytuar këtë betejë të rëndësishme. Përveç Arbër Hoxhës kampionati për të cilin është mbyllur më herët shkaku i lëndimit, Munishi për ndeshjen e sotme do ta ulë në stol kampitenin Visar Berisha, ngase trajneri i njohur nuk dëshiron ta rrezikojë para ndeshjeve kryesore që fillojnë nga mesjava kur edhe luhet xhiroja e 29-të, andaj në qendër të mbrojtjes sot pritet të luajnë dyshja, Prekazi-Sinani. /Korneri.net

Artikulli paraprakMund të jetë ndeshja e tij e fundit
Artikulli tjetërNapoli mund t’i prish punë Arsenalit