Pas votave të shikuesve, mediave dhe basketbollistëve, janë bërë të ditur dy skuadrat startuese (pesëshet e para) për ndeshjen All Star Game në NBA, që zhvillohet në muajin shkrut në New Orleans.

Sipas votave të 50% nga tifozët, 25% prej tyre dhe të mediave së bashku me lojtarët kanë votuar për pesëshen e Perëndimit aty ku janë, Stephen Curry (Golden State Warriors), James Harden (Huston Rockets), Kevin Durant (Golden State Warriors), Kawhi Leonard (San Antonio Spurs) dhe Anthony Davis (New Orleans), ndërsa në Lindje  Kyrie Irwing (Cleveland Cavaliers), DeMar DeRozan (Toronto Raptors), Jimmy Butler (Chicago Bulls), LeBron James (Cleveland Cavaliers) dhe Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks).

Është shumë interesant fakti sesi është e mundur që në pesëshen e parë në Perëndim të mos jetë Russell Westbrook anëtari i Oklahoma City Thunder, i cili deri më tani ka regjistruar 20 herë triple-double, dhe është lojtari më i mirë në ligë, por ai nuk ka qenë në pozitën e fundorit para Curry dhe Harden.

 

 

 

Artikulli paraprakRevolucion në futbollin italian, zbulohen 25 lojtarët që kërkon Juventusi
Artikulli tjetërKy është gjyqtari për ndeshjen Milan-Napoli