Pritet vetëm zyrtarizimi i shitjes së Stefan Jovetic, pasi duket se është shumë pranë marrëveshja me ekipin nga La Liga, Sevilia.
Ndërkaq, vetë fantazisti malazez, duke folur për mediat serbe, nuk e fsheh zhgënjimin që ka pasur për këto vite
“Nuk jam i kënaqur. Kam punuar mirë, isha gati të luaja, por nuk e pata kurrë mundësinë. Nuk është problemi tek unë, sepse paraqitesha mirë, mjafton të shihni ndeshjet me Malin e Zi. Puna ime është të stërvitem në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jem gati të luaj në çdo moment. Nëse nuk luaj dhe pse nuk luaj, duhet të pyesni dikë tjetër, jo mua”, ka thënë Jovetic.