Visar Bekaj do të jetë me shumë gjasa gardiani i ri i Tiranës. Portieri i Prishtinës, i cili është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës, pritet t’i jap fund aventurës me kryeqytetasit kosovarë, për t’iu bashkuar ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Sipae medieve shqiptare palët janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes, e cila me shumë gjasa do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Tirana ka shprehur interesim prej kohësh për 23-vjeçarin, i cili në 33 ndeshje me Prishtinën, e mbajti portën 18 herë të paprekur. Vlera aktuale e Bekajt në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 275 mijë euro.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here