Nuk do të jetë në stolin e tij për finalen e madhe ndaj Marseille.
Diego Simeone do ta ndjekë nga tribuna finalen e Europa League ndaj skuadrës franceze e cila luhet me 16 maj në Lyon të Francës, pasi është dënuar edhe më rëndës se që pritej nga UEFA, përcjell Korneri.net
Komisioni i Disiplinës në UEFA ka qenë i ashpër ndaj trajnerit argjentinas për kartonin e kuq që ky i fundit mori në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League ndaj Arsenalit në Emirates Stadium. Simeone është suspenduar me 4 ndeshje pasi ka përdorur tone fyese ndaj gjyqtarit francez Turpin, kur ky i fundit nxorri me karton të kuq pas vetëm 10 minutash mbrojtësin e krahut të djathtë kroatin Sime Vrsalkjo. Simeone deri tani ka qenë vetëm në ndeshjene kthimit në tribuna, andaj duhet t’i kaloi edhe tri ndeshje tjera në garat evropiane jashtë stolit të tij.
Sërish skuadra do të drejtohet nga ndihmësi i tij German Burgos. /Korneri.net