Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochetino, ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit  Reece James.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri argjentinas ka dhënë detajet e lëndimit të anglezit të pafat, i cili ndjen shqetësime në gju tash e sa kohë, shkruan Korneri.net

“Mendoj se është një moment shumë i trishtë, Reece ishte shumë entuziast për gjendjen e tij. Do ta vlerësojmë ditë pas dite dhe jam i sigurt që do të kthehet më i fortë. Nuk bëhet fjalë për mungesë disaditore, por  për javë të tëra.”

Argjentinasi, konfirmon kështu mungesën e 23-vjeçarit, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shumë ndeshje të ardhshme në Premier League.  Në ndeshjen e parë kundër Liverpool, James u zëvendësua nga Malo Gusto 1 minuta para fundit.

James pësoi lëndim tetorin e kaluar që e mbajti jashtë fushave deri në janar, por shumë shpejt ai  ndjeu përsëri shqetësime në gju. Kjo bëri që të humbiste pjesën tjetër të sezonit. Drejtuesit e Chelsea ishin optimistë për gjendjen e 23-vjeçarit. Megjithatë, shqetësimet janë rikthyer  te klubi londinez. /Korneri.net

Artikulli paraprakFillon Serie A, katër duele të zjarrta në SuperSport/DigitAlb
Artikulli tjetër“Chelsea mund të bëjë çfarë të dojë. Mua do të më vrisnin”