Berat Gjimshiti ishte padyshim mungesa e madhe e Kombëtares kuqezi në sfidën ndaj Polonisë. Mbrojtësi, i cili aktivizohet te Atalanta në Serie A, për fat të keq theu dorën në sfidën ndaj Hungarisë, derisa i duhet të qëndrojë jashtë fushave, për disa javë.

Pavarësisht se nuk ishte në fushë, Gjimshiti ishte me zemër pranë çunave të Kombëtares, teksa këtë gjë e ka vërtetuar edhe me postimin pas ndeshjes. Mbrojtësi u ka dhënë kurajo shokëve të skuadrës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë ne “Instagram”.

“Kokën lart gjithmonë”, ka shkruar Gjimshiti.

Kështu, ai motivon djemtë e drejtuar nga Edi Reja, të cilët padyshim bënë gjithçka mirë sonte, përvecc golit. Me këtë humbje, kuqezinjtë janë në vendin e 3-të me 15 pikë, ndërsa rivalët tanë polak shkojnë në kuotën e 17 pikë. Tashmë, shpresat për Play Off janë minimale, ose thuajse zero. Sfida e radhës e Shqipërisë është ndaj Anglisë në udhëtim.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here