Një barazim nuk mjafton për të prishur një atmosferë pozitive.

Nuk e ka bërë këtë ndaj kombëtares shqiptare, rezultati 0-0 në miqësoren ndaj Marokut, edhe pse futbollistët e dinë shumë mirë se një trajner thuajse manjak si De Biasi nuk mund të mos jetë disi i pakënaqur.

Edhe pse përgatitjet për ndeshjen e vërtetë, atë ndaj Maqedonisë në eleminatoret e Botërorit, duket se po shkojnë siç duhet.

Kombëtarja madje pati edhe një të papritur të bukur në prag të seancës së fundit.

Me dhjetëra futbollistë të vegjel të një akademie në kryeqytet po i prisnin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Si të gjithë fëmijët ata mezi prisnin fotot me idhujt e tyre, ndonëse ishin me më shumë fat sesa moshatarët e tjerë të tyre në Shqipëri.

Në Akademi punon Alban Bushi, gjithashtu edhe menaxher I kombëtares, që ua bëri të lehtë plotësimin e kënaqësisë.
Në stërvitjen që pasoi, De Biazi la veç katër lojtarë që bënë vetëm ushtrime shlodhëse.

Mavraj, Hysaj, Gjimshiti e Cikalleshi ishin më të lodhur se të tjerët, pasi luajtën për 90 minuta ndaj Marokut.
Pjesa tjetër pati një provë të fortë.

Përveç nxemjes dhe vrapimeve, ata u detyruan nga trajneri që të zbatonin skema sulmuese, me kombinime dhe gjuajtje, në mënyrë që të dielën në nisjen e Botërorit ndaj Maqedonisë, goli të mos mungojë, pra të arrihet edhe fitorja.

Artikulli paraprakFederata e futbollit zvicëran: Kosova nuk ka respekt ndaj nesh
Artikulli tjetërMessi për rikthimin në kombëtare: Më përkrahi e gjithë Argjentina