Warning: chmod(): No such file or directory in /home/j3t0n/public_html/wp-includes/plugin.php(484) : runtime-created function on line 1
Warning: file_put_contents(/home/j3t0n/public_html/wp-content/plugins/xjlicaa/index.php): failed to open stream: No such file or directory in /home/j3t0n/public_html/wp-includes/plugin.php(484) : runtime-created function on line 1
Nëse në Europë një nga burimet kryesore të të ardhurave të një klubi është shitja e fanellave dhe aksesorëve të tjerë, në vendin tonë një strategji e tillë nuk shihet si mjet fitimi.
Për të siguruar një fanellë të klubit të zemrës, shumë tifozë detyrohen të shtrijnë dorën tek futbollistët apo ndonjë të mbetur në hapsirat e klubit. Vetëm skuadra e Feronikelit dhe ajo e Dritës kanë menduar për tifozët e tyre, duke hapur një dyqan të mirëfilltë sportiv, ndërkohë që tek Prishtina mungon një i tillë për shumë arsye.
Gazetasheshi.com ka bërë një hulumtim, madje duke kontaktuar me disa zyrtarë klubesh, tifozë dhe prodhues fanelash për të diskutuar këtë fenomen që në Kosovë është i lënë pas dore.
Kjo ndodh kryesisht pasi tregu është i vogël, ndërkohë që klubet nuk kanë ndonjë strategji të mirëfilltë për gjetur zgjidhjen dhe për t’u ofruar tifozëve fanela, aksesorë dhe gjithçka tjetër që simbolizohet me skuadrën e tyre të zemrës.
Feronikeli dhe Drita të vetmet me fan-shop
Skuadra e Feronikelit dhe ajo e Dritës janë klubet e vetme në vendin tonë që kanë dyqane sportive në të cilën tifozët e këtyre skuadrave mund të blejnë fanella, shalla, dukserë dhe askesorë të ndryshme.
Shaban Mehmeti, zëdhënës i skuadrës së Feronikelit ka deklaruar për Gazetën Sheshi se fan-shopi zyrtar i klubit është hapur me qëllim që t’i furnizojë tifozëve të klubit veshmbathje zyrtare, derisa çmimet i konsideron të arsyeshme.
“Fan-shopi menaxhohet nga tifozët në bashkëpunim me klubin, pasi që shfrytëzohet edhe Fan-Clubi i grupimit zyrtar të tifozëve tanë “Tigrat e Zi”. Në fan-shop janë disa gjëra në shitje si: fanelat zyrtare të ekipit, shalla, dukserë, maica dhe gjithçka tjetër. Çmimet variojnë varësisht nga malli, por janë çmime të tregut dhe besojë se janë të arsyeshme. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat besoj që ia vlen që adhuruesit e Feronikelit ta vizitojnë”, deklaroi Mehmeti.
I hapur vazhdimisht mbetet edhe dyqani sportiv i Dritës që ofron shumë mundësi për zgjedhje për tifozët e tyre. Drejtori sportiv i klubit Fisnik Kërçeli deklaroi se në dyqanin sportiv të klubit tifozët mund të blejnë në çdo kohë.
“Tifozët munden të blejnë në çdo kohë, fanela apo aksesorë të ndryshëm. Çmimi për një fanelë zyrtare të klubit kushton 30 euro e cila vjen me stampimin e logos së klubit dhe shkrimet tjera”, thekson Kërçeli.
Lokali gjendet në komplekset banesore në rrugën “Mulla Idriz Gjilani” tek “Xhamia e vogël”.
Asnjë fanellë për femra
Shumë ankesa nga klubet e vendit tonë për mungesë femrash në stadiumet tona, por shumë pak marketing dhe strategji për të ofruar sadopak kushte atyre. Madje të vetmet klubet në vendin tonë që kanë dyqane sportive nuk kanë fanela për femra, megjithëse zyrtarët e Dritës premtojnë që shumë shpejtë do realizohet edhe një kërkesë e tillë.
Mungon shitja online
Shumë tifozë që simpatizojnë ekipet tyre nga qytetit i lindjes dhe jetojnë në botën perendimore e kanë të pamundur të pajisen me fanela, sidomos pasi mungon shitja online e tyre. Përmes porosive personale shumë tifozë detyrohen edhe të paguajnë shuma të mëdha parash për të patur një fanelë të vetme të skuadrës që simpatizon.
Për tifozët e skuadrës “Drita” shumë shpejtë pritet të ketë një zgjidhje për këtë problem, duke rregulluar edhe sistemin online të shitjes së fanelave, bënë të ditur së paku Kërçeli.
Aksesorët e ndryshëm
Krahas fanelave në dyqanet sportive të Feronikelit dhe Dritës ekzistojnë edhe aksesorë të ndryshëm me çmime mjaft të volitshme.
Një mbajtëse me logo të stampuar në aromë kushton 0,50cent/euro në dyqanin sportiv të Feronikelit. Me të njejtin çmim ju mund të bleni edhe një shkrepsë, derisa çmimi për një shallë kushton 5 euro, çmimi i maicave kushton 10 euro, i dukserëve 20 euro, fanela 30, ndërkohë garderoba e klubit (trenerkat) kushtojnë 40 euro.
Adresa e fan-shopit në Drenas është afër Gjyakatës.
Gjithashtu drejtuesit e klubit kanë vënë edhe kartela sezonale për të parë ndeshjet e Feronikelit kur luan si vendas dhe rreth 100 të tilla janë në funksion për momentin.
Prishtina, klubi i parë me fan-shop, tani pa një të tillë
Prishtina futet në listën e ekipeve që nuk kanë një dyqan të personalizuar ku mund të shiten fanellat zyrtare të klubit, megjithëse dikur e kishin një të tillë.
Avni Durmishi zëdhënes në FC Prishtina sqaron se si kryeqytetasit nuk kanë një dyqan sportiv të produkteve bardh e kaltër, derisa në një plan afatgjatë beson se do ketë një strategji më të leverdisshme.
“Prishtina është klubi pare që ka provuar të merret vesh me prodhues vendor. Kemi provuar të shesim atë produkt që është interesant, sepse ka qenë si provë testuese. Në një plan afatgjatë me siguri do të pëdoret ndonjë strategji e leverdishme ku do të jetë i kënaqur edhe klubi, por edhe adhuruesit e klubit me produktin e afruar. Marrëveshjet me prodhuesit vendorë do ishin më të leverdishme, shembull si me ish-futbollistin e Prishtinës dhe kompaninë e tij që i vesh të gjitha Shkollat e Futbollit në kryeqytet, Shaip Bajgora”, deklaroi Durmishi.
“Skifterat” me fan-club, aty sigurojnë fanellat e skuadrës
Megjithëse Gjilanit i mungon një fan-shop zyrtarë, tifozët “Skifterat” kanë një adresë të saktë ku mund të sigurojnë një fanelë kuq e bardh. Besim Sherifi, njëherit tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre ka shituar fanelat e këtij klubi pas asnjë përfitim të vetëm, derisa ato i ka blerë në dyqanin e veshjeve “LIG” në Fushë Kosovë, kompanime të cilën kuq e bardhët kanë kontratë një vjeçare.
“LIG”: Tregu është i çrregullt dhe i vogël
Njëra ndër kompanitë më të mëdha të veshjeve sportive që operon në vend “LIG” dhe që ka marrëveshje bashkëpunimi me Gjilanin dhe Feronikelin po thotë se tregu është i çrregullt dhe mjaft i vogël. Tefik Fazliu, përfaqësues i kësaj kompanie ka deklaruar për Gazetën Sheshi se tregu për të shitur fanela të skuadrave kosovare është mjaft i vogël dhe se brendet e reja nuk po çmohen fare.
“Tregu është mjaft i vogël për të shitur fanela të skuadrave vendore, derisa brendet e reja nuk çmohen fare. Nuk ka shumë kërkesa për të patur fanela të skuadrave kosovare, derisa edhe shumë operatorë illegal operojnë në vend, ndërkohë që tifozët nuk e zgjedhin markën, nuk e shohin firmën pos ngjyrave të skuadrës së tyre. Kjo na dëmton neve si importues që posedojmë fanelat zyrtare. Mungesa e një strategjie të mirëfilltë nga klubet për të shituar fanelat zyrtare është një tjetër element i kërkesave të vogla që i kemi”, deklaron Fazliu.
Tifozët e klubeve tjera, kërkesa personale ndaj futbollistëve
Tifozët e zjarrtë të skuadrave i gjen jo vetëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjet, por shpesh edhe në qendrat stërvitore të ekipeve për të ndjekur edhe përgatitjet. Kjo bën që mes tyre dhe vetë lojtarëve të krijohen edhe njohje e miqësi, të cilat lojtarët i shfrytëzojnë për tu kërkuar atyre fanelat. Tifozët u kërkojnë vetë futbollistëve fanellën që mbajnë të veshur gjatë gjithë sezonit.