Lionel Messi ende nuk e ka pranuar ofertën për kontratë të re nga PSG dhe spekulimet për të ardhmen e tij po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të zhurmshme.

Sipas Mundo Deportivo, argjentinasi po i vështirëson negociatat me parisienët pasi pret një ofertë nga Barcelona për t’u rikthyer pas dy vitesh mungesë të padëshiruar. Marca shkruan se Messi nuk po mendon as një ofertë nga Al-Hilal prej 400 milionë euro në sezon, që do të ishte dyfishi i pagës së Cristiano Ronaldos, përcjell Korneri.net

Mundo Deportivo shton se Messi do të preferonte të rikthehej në Barcelonë dhe është në pritje të një oferte që nuk vjen kurrë. Mediat katalanase shkruajnë se Barcelona është shumë e interesuar për rikthimin e Messit, por për momentin nuk mund të dërgojë një ofertë konkrete pa shkelur rregullat e Fair play-it financiar dhe dyshohet se janë duke negociuar me sponsorët që do ta bënin të mundur. /Korneri.net

Artikulli paraprakRetegui nuk kalon te Interi, por te skuadra tjetër e madhe
Artikulli tjetërGuardiola “injoron” Liverpool-Arsenal: Nuk i kam parë, shikova Freiburg-Bayern më pas golf