Dries Mertens është shumë afër kontratës së re me Napolin. Marrëveshja është punë e kryer pasi palët janë dakorduar me të gjitha detajet, ndërsa tash ka mbetur vetëm që të gjithë të ulen në tavolinë dhe të nënshkruajnë, përcjell Korneri.net.

Kontrata e re do ta lidh të jashtëzakonshmin Mertens deri në qershor të vitit 2021, ndërsa paga e tij vjetore nga 3.5 do të rite në 4 milionë euro plus bonuse, ndërsa klauzola e tij do të rritet në 80 milionë euro, që në mënyrë indirekte është klauzolë e cila nuk lejon largimin e tij nga Napoli. /Korneri.net

Artikulli paraprakGinobili ia “terroi” në sekondën e fundit të madhit Harden për fitoren e Spurs
Artikulli tjetërMilan i shet që të tre për 50 milionë euro