Të jesh apo të mos jesh.

Tri barazime dhe një fitore në katër ndeshjet e fundit, hubja e vendit të parë të cilin e mban tashmë Real Madrid me +4 pikë dallim, Barcelona ka hyrë në një moment shumë delikat, përcjell Korneri.net

Barcelona po përgatitet të sfidojë Villarreal në këtë situatë në atë që mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Quique Setien si  menaxher i Blaugrana. Sipas të famshmes madriliene “AS”, në fakt, do të mund të jetë ndeshja e fundit për trajnerin aq shumë të kontestuar nga lojtarët e sidomos Lionel Messi, duke pasur parasysh që për Barçën shanset për të triumfuar në La Liga janë zvogëluar dukeshëm, edhe pse një pjesë të fajin e mbajnë edhe vet futbollistët, ngase jo gjithmonë fajet i ka trajneri, por gjithmonë i pari që bie në klub është pikërisht “koka” e trajenerit. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy Inter është pa limite, në bisedime me super lojtarin
Artikulli tjetërMunishi e mban në stol lojtarin ndaj Dukagjinit