Edhe pse mund të dukët befasi, klauzola e largimit në kontratën që Neymar ka aktualisht te PSG-ja është “vetëm” 222 milionë euro. Shifra për të cilën sulmuesi brazilian braktisi Barcelonën në verën e shkuar nuk ka ndryshuar, njofton programi televiziv spanjoll “El Chiringuito”. Asnjë euro më shumë.

25-vjeçari është lojtari i cili në muajt e fundit ka krijuar më shumë lajme nga të gjithë prej transferimit spektakolar në Paris, por duket se shumë shpejt do ta shohim te një skuadër tjetër. Pse? E thjeshtë: 222 milionë euro sot nuk janë asgjë. Për këtë, mjafton të kujtoni faktin se Marco Asensio ka një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh dhe ai nuk ka famën e yllit të parisienëve.

Kjo do të thotë se spekulimet e fundit që e lidhin Neymar-in me Real Madridin nuk janë trillime. Ndoshta diçka po ndodh në aksin Madrid-Paris. Kurrë nuk i dihet me klube të këtij niveli./Korneri.net.

Artikulli paraprakRritet konkurenca për Harry Kane! Ja cili gjigant evropian e kërkon yllin anglez
Artikulli tjetërJuventus e sfidon Realin për këtë portier