Nuk është aspak i kënaqur te Manchester United me plot të drejtë.

Futbollisti armen Henrikh Mkhitaryan, nuk dëshiron të mbetet në Old Trafford pasi nuk ka minutazhë fare te Jose Mourinho që gjithmonë ka zgjedhje tjera në lojë para tij, dhe është shumë normale q ëish anëtari i Dortmundit të transferohet diku tjetër, shkruan Korneri.net.

Sipas “Daily Star”, lojtari ka kërkuar takim me trajnerin Jose Mourinho për të kuptuar idetë e tij dhe mundësinë më pas që të largohet gjatë afatit të janarit.

Për momentin flitet vetëm për një thashethem, por Interi e kia shumë seriozisht transferimin e tij pasi është ideal në lojën e neroaxurëve. Spalletti, ndërkohë, nuk e ka fshehur nevojën për një element kualitativ në atë pozicion, që mund t’i shërbejë më shumë lojës së kapitenit Icardi. /Korneri.net

Artikulli paraprakPost F1, Hamilton ka projekte të tjera
Artikulli tjetërYlli i Kosovës në Premier League, e kërkon Benitez