Suksesi i Carlo Ancelottit nuk varet nga fitimi i Champions League. I këtij mendimi është sulmuesi i Bayern Munich Thomas Mullër, i cili shprehet se Italiani është një trajner i madh dhe nuk duhet të kryqëzohet nëse skuadra nuk arrin dot fitoren e Champions League. Kjo deklarat e sulmuesit vjen pasi ish-trajneri i bavarezve Pep Guardiola, u vu në qendër të kritikave, sepse nuk arriti suksesin në Chammpions edhe pse katalanasi arrit të fitonte tre herë radhazi kampionatin. Sidoqoftë Muller është i bindur se skuadra do të zhvillojë një sezon fantastik.
“Objektivat janë të njëjtë cdo sezon. Të fitojmë në të gjitha kompeticionet ku ne marrim pjesë. Tifozët, por edhe ju gazetarët duhet të kuptoni se një skuadër, nuk vlerësohet vetëm nëse arrin suksesin e trefishtë, pasi të fitosh kampionatin ose Kupën e Gjermanisë nuk është një mision i lehtë.”

Më tej Muller nuk preferoi të bëntë krahasime mes Guradiolës dhe trajnerit aktual të kampionëve të Gjermanisë Carlo Ancelotti. Gjithashtu në intervistën e tij ai solli në vëmëndje dhe finelen e e Super Kupës së Gjermanisë që do të zhvillohet të dielën përballë Borussia Dortmund, trofe të cilin Bayerni nuk e ka fituar që nga viti 2012.

“Nuk dua të bëj krahasime mes Guardiolas dhe Ancelottit, pasi janë dy trajner që kanë dy profile të ndryshme. Përsa i përket finales së Supër Kupës, mund të them që përballë do të kemi një rivalë shumë të vështirë sic është Borussia e Dortmundit. Ky titull na mungon prej tre vitesh. Jemi shumë të motivuar për ta fituar takimin“.

Raporti:Supersport.al

Artikulli paraprakBasket, Shkëlqen Lituania, Spanja fiton të parën
Artikulli tjetër100 milionë dollarë në 3 vjet për LeBron James