Në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit, më e vështira për ekipin e Luis Enriques duket ajo ndaj Espanyolit. Luhet derbi, luhet në stadiumin e rivalit dhe ndaj një kundërshtari që tani për tani është në formë shumë të mirë. Nëse Barcelona dëshiron të mbrojë titullin, duhet ta kalojë me sukses përballjen në “Cornelia”. Për fat, trajneri “blaugrana” do të ketë sërish në dispozicion treshen më të famshme sulmuese në botës.

Lionel Messi nuk mund të mungojë, me 33 golat e tij këtë sezon në La Liga, po ashtu edhe Luis Suarez është përgjigjur gjithnjë në fushë, por kthimi më i bujshëm është ai i Neymarit. Ndaj Osasunës shleu ndeshjen e tretë pezullim dhe pritet të jetë në formacion. Do të jetë pikërisht MSN-ja që do të përpiqet të fitojë ndeshjen për Barcelonën. Luis Enrique është i kënaqur pasi Neymar do të jetë me këmbë të freskëta, Suarez po ashtu pushoi ndaj Osasunës, ndërsa Messi është në formën më të mirë të sezonit.

Artikulli paraprakSoldado mund të përfundojë te kjo skuadër
Artikulli tjetërKupa e Amerikës ftesa zyrtare për kombëtaret e mëdha të Europës