Mrekulli e Frieburgut, fiton 3-4 me përmbysje ndaj Kolnit
7 gola dhe sigurisht vetëm një fitues në përplasjen mes Kolnit dhe Frieburgut në “Rhein Energie Stadion”, ku tifozët vendas mbetën të zhgënjyer pas skuadra e tyre u mposht 3-4. Një fitore “e çmendur” e skuadrës ku luan Amir Abrashi (qëndroi gjatë gjithë kohës në stol), pasi nga dizavantazhi 3-0 e kthyen sfidën në favorin e tyre 3-4.

Klunter dhe Guraissy (11-m) shënuan dy herë për vendasit brenda 16 minutave lojë, ndërsa autogoli i Stankos pa u mbushur gjysmë ore dha përshtypjen se ky takim nuk do të kishte më histori. Petersen shkurtoi në 3-1 diferencën në fund të fraksionit të parë, por e pabesueshmjma ndodhi në pjesën e dytë, me Frieburgun që realizoi edhe tre gola të tjerë me Haberer dhe Petersen (dy herë në kohën shtesë). Sulmuesi 29-vjeçar i Frieburgut meritoi të merrte topin në shtëpi si autor i një tregolëshi.
Ndërkohë Hanoveri fitoi 2-0 me Hoffenheimin, falë një paraqitje mbresëlënëse ne pjesën e dytë. Fullgrug dhe Harnik shënuan dy golat e sfidës pë vendasit në minutat ’59 dhe ’85.

/Supersport.al

Artikulli paraprakGjyqtari i rrahur në Shqipëri, komenton tmerrin
Artikulli tjetërE pabesueshme çka i ndodhi Cagliarit gjatë kësaj jave!