Juventus ka fituar derbin e xhiros së parë në Serie A ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi të kampionëve në fuqi me golin që e realizoi me kokë Sami Khedira.

Në pjesën e dytë, Fiorentina e kërkonte vazhdimisht golin e barazimit, të cilin e gjeti me anë të kroatit Nicola Kalinic.

Në momente kur dukej që ndeshja do të mbyllet në barazim në skenë doli Mr.90-milionshi, Gonzalo Higuain, i cili vulosi rezultatin përfundimtar, Juventus-Fiorentina 2-1.

Artikulli paraprakTheu këmbën e kundërshtarit, gjykata e dënon me një vit burg
Artikulli tjetërKështu e kallin atmosferën Llumnica e Kaçiu në Suedi [ VIDEO]