Nuk ka ndeshje Inter-Juventus pa polemika, por kjo e sotmja është ndezur që në minutat e para të saj për shkak të vendimeve të gjyqtarit Orsato. Episodi më i ndezur ishte ai i kartonit të kuq të Vecino, për faullin ndaj Mandzukic, i vendosur pas konsultimit të VAR.
Ish-gjyqtari italian i cili ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s, Mauro Bergonzi, ka dhënë verdiktet e tij rreth ngjarjeve të pjesës së parë, duke treguar për “Premium Sport” se Orsato ka bërë disa gabime gjatë 45 minutave të para”
Goli i 1-0: Në pasimin e Cuadrados, Matuidi nuk prek topin ndaj goli është i rregullt.
Për përjashtimin me të kuq të Vecino:Orsato tregon menjëherë kartonin e verdhë, pastaj Valeri e thërret te monitori. Sipas mendimit tim, si për minutën e ndeshjes, si për momentin e ndeshjes, ashtu edhe se këmba nuk është e shtrirë, i verdhi ishte i mjaftueshëm.
Për faullin e Pjanic, që ishte i ndëshkuar me të verdhë: Orsato bëri mirë që nuk i nxori kartonin e dytë të verdhë.
Për ndërhyrjen e Barzaglit ndaj Icardit: Barzalji u ndëshkua me të verdhë dhe është vendim i drejtë. Por nëse përdoret e njëjta masë vlerësimi si në kontaktin Vecino-Mandzukic, atëherë duhej përjashtuar.