Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho nuk është i mendimit se Ronaldo ka dhënë kontribut në finalen e Kampionatit Evropian e zhvilluar në mes të Francës dhe Portugalisë. Paraqitja e Ronaldos në rolin e trajnerit sipas Mourinhos ka qenë vetëm inskenim.

“Ronaldo nuk ka kontribuar asgjë në finalen e “Euro 2016″. Aty ishin 11 lojtarë në fushë të drejtuar nga një trajner që është Santos. Gjestet e Ronaldos ishin inskenime, derdhje emocionesh sepse dihej objektivi i tij. Ronaldo e humbi kontrollin atë natë, por duhet të arsyetohet” ka thënë Mourinho.

Artikulli paraprakSkandaloze: Nuk parakalon olimpistja shqiptare! Arsyeja banale…
Artikulli tjetërIsh-mbrojtësi i United: Kush është Pogba? Ai nuk vlen 100 mln euro!