Jose Mourinho është munduar që të evitojë deklaratat rreth zënkës së famshme pas derbit të humbur me Manchester City. Por tekniku aktual i “djajve të kuq”, nuk i ka rezistuar tundimit për të lëshuar një batutë kundër Pep Guardiolës dhe lojtarëve kundërshtarë për mënyrën se si festuan pasi fituan në “Old Trafford”.

“Guardiola ka folur për këtë? Ai thotë, ai thotë… unë nuk jam këtu për të komentuar fjalët e tij. E vetmja gjë që mund të them është se bëhet fjalë për ndryshim, ndryshim në sjellje, ndryshim në edukim, vetëm kaq dhe asgjë më shumë se kaq”, deklaroi Mourinho në konferencën e sotme për shtyp.

“Kjo konferencë është para ndeshjes me Bournemouth, jo post-Manchester City. Një konferencë të tillë e kemi bërë dhe kjo është për Bournemouth”, deklaroi ai duke u fokusuar te takimi i ardhshëm i skuadrës së tij.

Artikulli paraprakYlli i Kosovës në Premier League, e kërkon Benitez
Artikulli tjetërE bujshme/ Lazio mendon tërheqjen nga Seria A