Jose Mourinho ka goditur sërish krerët e FA, pasi pikërisht trofeu më i vjetër në futbollin anglez FA Cup, do të vazhdoj pas dy javësh apo më saktë, Man.United do të përballet me Chelsea vetëm tri ditë para se të luajë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League. Strategu portugez ka bërë me dije se ndoshta nuk do ta bëjë gabimin e njëjtë sikurse Man City edicionin e kaluar kur ishte deklasuar 5:1 pikërisht nga Chelsea në FA Cup, vetëm tri ditë para se ta zhvillonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Dinamo Kiev, në momentin kur “citizens” luajtën me skuadrën e dytë.

“Ndihem me të vërtetë i befasuar se vendimi është bërë para shortit tonë në Evropë, sepse në këtë moment askush nuk e di se ku do të luajmë, në shtëpi ndeshjen e parë apo në udhëtim. Megjithatë, duhet të them se njerëzit në krye të FA duhet të mendojnë në këto gjëra sepse klubet angleze më pas po dështojnë në Evropë, ndërsa ne duhet të luajmë me përbërjen e mirë”, përfundoi Mourinho i cili kaloi me plot sukses kundërshtarin e parë të fazës së eliminimeve në Europa League duke e mposhtur me rezultat përgjithshëm (4:0) përfaqësuesin francez Saint-Etienne.

Artikulli paraprakDe Boer tregon makthin “Inter”: Icardi grindej me tifozët, Brozovic tërë natën në diskotekë
Artikulli tjetër“Gabigol” e kërkon këtë numër te Inter, ka edhe një premtim…