Ish-sulmuesi i Francës, Christopher Dugarry ka kritikuar ashpër trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho. Ai nuk e vë atë më lartë se Louis Van Gaal, pasi janë të njëjtët lojtarë dhe i njëjti organizim, ndërsa Mourinho vazhdon të fajësojë të tjerët dhe nuk bën autokritikë për atë që po i ndodh ekipit të tij.

“Kam ndjenjën që suksesi i fundit taktik i Mourinhos është në vitin 2010 në ndeshjen Inter-Barcelona. Ai ka fituar disa tituj prej atëherë, por ai beson se është më i rëndësishëm se skuadra. Përveç lojtarëve që kanë ndryshuar, mendoj se është i njëjti organizim si me Van Gaalin. Ai gjithmonë fajëson gjyqtarët, skuadrën kundërshtare që ka fat. Ai nuk është autokritik”, thotë Dugarry.

Artikulli paraprakNuk ndalen Plisat, ja çfarë i bën Drilon Hajrizit [VIDEO]
Artikulli tjetërBriatore: Ferrari i jep tjetër shije Formula 1