Për trajnerin e Manchester United, fenomeni është vetëm një.

Josè Mourinho nuk e humbë asnjë mundësi për të goditur Cristiano Ronaldon. Duke pasur mundësinë për të zgjedhur më të mirin nga dy Ronaldo, “Special One” nuk ka dyshime: “Ronaldo Nazario, më i miri ndonjëherë”, përcjell Korneri.net

Kjo është mënyra se si “The Sun” raporton me rastin e filmit për jetën e Sir Bobby Robson. “Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë”, tha Mou, i cili në film e përshkruan sezonin në Barcelonë si më të mirat ndonjëherë të Ronaldos. Në edicionin 1996/97 Ronie shënoi 47 gola me Mou i cili ishte ndihmës trajneri i tashmë të ndjerit Bobby Robson.

Dy bashkatdhetarët kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie “eksplozive”, edhe kur – siç u përshkrua nga “The Sun” – Mourinho udhëhoqi CR7 në kohën sa ishte te Real Madridi më 2013. Kjo marëdhënie jo e mirë në mes tyre zgjat edhe më tutje pavarësisht se se të dy portugezët menaxhohen nga agjenti i fuqishëm Jorge Mendes. /Korneri.net

Artikulli paraprakKush është skuadra më e re dhe më e vjetër në Serie A
Artikulli tjetërFlamurtari e deklasoi Besën në Pejë, pejanët me një këmbë në ligën e parë