Jose Moruinho nuk duron dot më. Të shumtë janë tifozët e Chelsea-s që drejtojnë nga ai gishtin për një gabim, të madh, të pafalshëm, që është shitja e Muhamed Salah. Sulmuesi egjiptian deri më tani me Liverpool ka realizuar 43 gola në të gjitha kompeticionet. Ai në sezonin 2014/15 ka qenë pjesë e bluve të Londrës, në stolin e të cilëve atëherë ulej Jose Mourinho.
Në verën e 2014-ës, ai u ble nga Bazeli për shumën e 14 milionë paundëve. Në vitin e tij të parë në Premier League, vuajti që të mund të përshtatej me ekipin dhe u huazua te Fiorentina. Pas një paraqitjeje shumë të mirë te vjollcët, londinezët vendosën që ta shisnin atë te Roma. Egjiptiani ishte i papërmbajtshëm te verdhekuqtë, duke tërhequr vëmendjen e Liverpool-it, që e bleu më pas në 2016.
Pjesa tjetër dihet. Por fajtor për largimin e Salah-ut nga Chelsea konsiderohet Jose Mourinho. Tani trajneri portugez, i cili drejton Manchester United, ka reaguar, pasi nuk duron dot më. Ai tregon të vërtetën e largimit të egjiptianit dhe në bazë të versionit të Mou-t, është komplet e kundërta.
“Po e them këtë për herë të parë, por kjo është një tjetër padrejtësi që më atribuohet mua.
Njerëzit thonë që un e shita Salah-un, por është totalisht e kundërta. Unë e bleva Salah-un. Unë i thashë Chelsea-s që ta mirrte atë. Ai erdhi te blutë kur drejtoja unë. Por edhe i ri, fizikisht nuk ishte gati, mendërisht jo, nga ana sociale dhe kulturore ishte i humbur dhe gëjrat ishin mjaft të vështira për të.
Vendosëm që ta huazonim, e madje edhe ai e kërkoi diçka të tillë. Dëshironte të luante me shumë minuta dhe e çuam te Fiorentina. Aty filloi që të piqej. Chelsea e shiti, në rregull? Dhe kur thonë që e bëra unë është mashtrim. Unë e bleva. Pranova a huazonim, mendova se ishte e nevojshme, mendova se ne kishim sulmues krahu. Disa prej tyre ende janë aty si Willian, Hazard, mjaft të zotë.
Unë e bleva por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi kaq ai është një lojtar fantastik. Jam i lumtur për çdo gjë që po i ndodha tij dhe që ka shënuar kundër të gjithëve dhe jo ndaj nesh në dy sfida të luajtura”, sqaroi Mourinho në ESPN Brazil.