Jose Mourinho nuk e harron Interin, skuadër me të cilën vazhdon të jetë shumë i lidhur, aq sa nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet në drejtimin e zikaltërve.

“Ndoshta një ditë do të kthehem tek Interi, por jo tani. Të gjithë kanë pasur momentet e tyre të krizës. Por, klubet e mëdha kthehen gjithnjë te fitoret. Duhet pak më shumë durim, pasi momenti i suksesit do të vijë”, tha Mourinho.

Prej kohësh, në ambientet e Interit po punohet për gjetjen e trajnerit që do të zëvendësojë Piolin dhe ai që po përmendet më shpesh është emri i Antonio Contes, një temë për të cilën ka folur edhe Mourinho.

Nuk e di se kush do të jetë trajneri i Interit sezonin e ardhshëm, por cilido qoftë, do të jetë edhe zgjedhja ime. Nëse Conte do të vijë, do të jetë ai tekniku më i mirë për skuadrën. Nuk jemi aspak të ngjashëm, ai nuk ka thinja, kurse unë po. Ajo çfarë dëshiroj unë është që tifozët e Interit të jenë të lumtur”, shtoi portugezi.

Raporti: Top-Channel

Artikulli paraprakMusacchio është i Milanit: Ja detajet e marrëveshjes
Artikulli tjetërEdhe 15 vite më vonë Conte protagonist i Interit