during the Premier League match between Watford and Manchester United at Vicarage Road on September 18, 2016 in Watford, England.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e do me çdo kusht rikthimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, atë të Ligës së Kampionëve.

“Personalisht, më mungon Liga e Kampionëve,” u shpreh Murinjo, i cili e ka fituar këtë trofe me dy klubet e tjera në të kaluarën, Porto-n dhe Inter-in.

“Fakti që nuk jam në këtë kompeticion së bashku me skuadrën time do të thotë se jam disa ndeshje mbrapa. Por unë jam trajner i ri dhe kam ende kohë. Duhet të bëjmë të pamundurën që sezonin tjetër të luajmë në Evropë”, përfundoi tekniku portugez.

Artikulli paraprakMino Raiola qetëson tifozët e Milanit….
Artikulli tjetërCandreva: “Derby d’Italia” e fiton kjo skuadër