Jose Mourinho merr një tjetër “shuplakë” në kampionatin anglez vetëm katër ditë pas humbjes së Tottenhamit me Liverpoolin. “Spurs”-at jo vetëm që nuk fituan në fushën e tyre ndaj Leicester City-t, por pësuan humbjen e tretë sezonale (0-2), që i zbret në vendin e katërt në Premier League.

Goditjen e parë skuadra Mourinhos e mori në fundin e pjesës së parë, kur zyrtarët e sistemit VAR ndërhynë duke sinjalizuar kryesorin për një episod të dyshimte. “Bilbili” Craig Pawson, pasi pa pamjet e përsëritura, drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Penalltinë e mori përsipër Jammie Vardy, duke e shndërruar në gol.

Sapo nisi fraksioni i dytë, “Dheplrat” e tundën sërish rrjetën e portës së Tottenhamit, por këtë radhë goli i Maddison u anulua për pozicion jahstë loje. Gjithsesi, Leicesteri u shpërblye për lojën sulmuese në minutën e 59-të, kur Alderweireld shënoi në mënyrë të pavullnetshme në portën e tij.

Plot 35 minuta lojë në dispozicion kishin “Spurs”-at për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por Harry Kane me shokë, falë edhe formës së Kasper Schmeichel, nuk ia dolën të shënonin qoftë një gol.

Në takimin e parë të së dielës, Brightoni dhe Sheffield Utd u ndanë në barazim 1-1 (Welbeck 87’/ Bogle 63’). Kujtojmë që nga minuta e 40-të miqtë luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Lundstram me karton të kuq.

/Supersport.al

Artikulli paraprakFitojnë Milan dhe Inter, vazhdojnë kryesimin në Serie A
Artikulli tjetërNew A few ideas In to Dominican Wife Never Before Unmasked