Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka treguar se kur do të kthehet të luaj sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Jose Mourinho beson se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të luajë në vitin 2017, pasi tashmë e ka kaluar lëndimin.

Portugezi madje tha se suedezi është një luan, një luftëtar i vërtetë. “Ibrahimovic është një luan, një luftëtar. Mendoj se ky është përshkrimi më i mirë për të. Ai është i frustruar gjatë tërë kohës dhe kjo është arsyeja pse ai është shumë afër rikthimit”, tha Mourinho për Sky Sports. “Ashtu siç kemi pritur, ai ka reduktuar kohën e kthimit dhe siç kemi thënë në javët e fundit, ai do të kthehet në vitin 2017”.

Ibrahimovic në fund të sezonit të kaluar kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në gjysmëfinale të Europa Leagues./Korneri.net.

Artikulli paraprakKjo nuk është pritur: Suedia i’a prishi planin e akomodimit Italisë
Artikulli tjetërBerlusconi: Kështu u ndjeva kur u eliminua Italia