Jose Mourinho ka marr lajme të mira nga stafi mjekësor para se skuadra e tij të luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League përballë përfaqësuesit spanjoll Celta Vigo, shkruan Korneri.net.
Në seancën e fundit stërvitore e mbajtur më mengjesin e sotëm në AON Complex në Carrington, prezent ishin lojtarët e lënduar si, Chris Smalling, Phil Jones, Eric Bailly dhe Paul Pogba, por sipas informacioneve të fundit nuk dihet se a do të mund të luajnë apo jo, sepse një përgjigje do ta jap Mourinho pak orë para ndeshjes.
Manchester United në orët e mbrëmjes do të udhëtojnë drejtë Galicia, derisa të nesërmen e luan ndeshjen e parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakRoma, gati revolucioni në fund të sezonit
Artikulli tjetërBarcelona përgatitet për “goditjen” e radhës