Një strateg i madh i futbollit, me një “fillozof” të këtij sporti.

Jose Mourinho nuk i ka punët mirë me spanjollin i cili po e mposht portugezin ku po e zë, ndërsa fitorja e fundit 1:2 në derbin lokal të Manchesterit, ka ndikuar keq në disponimin e Mourinhos, shkruan Korneri.net.

Mourinho menjëherë u ankua si gjithmonë te gjyqtarët e ndeshjes që sipas tij gjithmonë kanë faj kur ai humbë, kurse Guardiola iu përgjigj në mënyrë perfekte pasi fitoren e arsyetoi me 75% të posedimit të topit si dhe ia ktheu portugezit për çështjen e gjyqtarit, që kinse ai gjithmonë e thotë të njëtëtn gjë.

Gjithsesi, Pep Guardiola është trajneri i vetëm që e ka mposhtur më së shumti Mourinhon në të gjitha garat. Ishte kjo fitorja e nëntë e Guardiola apo më saktë humbja e nëntë e Mourinhos nga armiku i tij më i madh. /Korneri.net

Artikulli paraprakTek Milani e kuptojnë gabimin e dështimeve
Artikulli tjetërKlopp ka telashe me kroatin