Jose Mourinho ashtu siç pritej është shfaqur i nervozuar në daljen para mediave për episodet në humbjen në derbi ndaj City.

“Ishte një penallti e pastër. Ashtu si në sezonin e kaluar, na ka ndodhur e njëjta gjë. Mund të flasim për çdo teori futbolli,statistika, por mungon një penallti e dukshme në një moment vendimtar të ndeshjes. Më vjen keq për gjyqtarin Micheal Oliver, sepse referoi në mënyrë të shkëlqyer, por ai gaboi.

Kur luan ndaj City të gjithë presion që të besojnë se do pësojmë disa gola, por në fakt vetëm dy gola të turpshme. Ishin dy gola me fat. Ata ishin nën kontrollin e lojës, por Ederson shpëtoi dy herë portën”, ka thënë strategu portugez i cili e ka pranuar se titulli tashmë është thuajse një çështje e mbyllur.

Artikulli paraprakMourinho e ka me gjyqtarin: “Na e humbi ndeshjen me këtë vendin”
Artikulli tjetërMessi barazon legjendën e Gjermanisë