Strategu portugez, Jose Mourinho deklaroi se ai nuk ka qenë kurrë mik me Roman Abramovich. Ndërkohë, në prag të përballjes mes Chelsea dhe Manchester United, “Special One” u etiketua si “armik” nga trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte.

Trajneri i Manchester United, Mourinho, i cili fitoi tre tituj kampion për pronarin e “Stamford Bridge”, Roman Abramovich, deklaroi: “Ai nuk ishte kurrë miku im. Ne kemi patur gjithmonë marrëdhënien pronar-trajner. Një marrëdhënie shumë e respektuar. Ne nuk ishim kurrë të afërt me njëri-tjetrin. Kështu që jo. Ai është thjesht një person për të cilin ruaj respekt”.

Artikulli paraprakIsmet Munishi starton me barazim në Skënderaj
Artikulli tjetër“Interi është skuadër pa tru”