Barcelona ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon momente nga fitoret më të mëdha në “Santiago Bernabeu”, aty ku sonte do të përpiqet të përmbysë humbjen 1:3 ndaj Realit në “Camp Nou”, shkruan Korneri.net.

Në prag të ndeshjes së kthimit të vlefshme për Superkupën e Spanjës, klubi katalunas u ka treguar me një video tifozëve se gjithçka është e mundur.
Secila nga skuadrat do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje: për Realin do të mungojë Cristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa për Barcelonën do të mungojë kapiteni Andres Iniesta për shkak të një lëndimi. /Korneri.net.

Artikulli paraprakIlir Avdyli nën ethe: Arriti në Milano në qytetin dhe klubin e tij të zemrës
Artikulli tjetërTë gjitha ekipet italiane janë eliminuar në fazën “Play Off” që nga viti 2010