Kukësi vazhdon luftën për titull kampion. Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin e shkuar, për herë të parë, synon ethshëm ta bëjë “sefte” edhe me kampionatin, shkruan “teleaport”.

Aktualisht, verilindorët e Ernest Gjokës bashkëkryesojnë Superioren me 55 pikë, duke pasur në gjirin e vet golashënuesin më të mirë, Pero Pejiç, me 16 gola, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ekuban, por edhe vijuar të mbajnë një rekord të veçantë. Ata mbeten skuadra e vetme e pamposhtur në Superiore, në 27 javë kampionat.

Kjo arritje mbresëlënëse e rendit Kukësin të dytin edhe në Europë. Po, po. Mos e besoni, po deshët, por ky është realitet i pamohueshëm nga askush. Kjo për shkak se vetëm Sëlltiku në Skoci ka më shumë ndeshje, 30 të tilla, pa pësuar asnjë humbje në kampionatin përkatës. Një rrugëtim që vazhdon, teksa në prag është faza e katërt e kampionatit kombëtar.

Në 27 javë, Kukësi ka 14 fitore dhe 13 barazime, duke shënuar 36 gola e pësuar 13 të tillë. Pra, ka golaverazhin më të mirë, +23, i konkurrueshëm, po ashtu, edhe në rang kontinental.

Artikulli paraprakRonaldo ultimatum ndaj Realit: Do largohem, nëse…
Artikulli tjetërJuventus futet në garë fuqishëm për yllin e Real Madrid