Sulmuesi spanjoll i Real Madrid, Alvaro Morata e pranon që po shpreson të ketë më shumë minutazhë në ekip, në kohën kur bisedimet për transferime vazhdojnë ta lidhin atë me Manchester United dhe Chelsean.

Morata ka shënuar plot 20 gola që nga rikthimi në Santiago Bernabeu, por po përballet me konkurrencë të fortë për pozitën e sulmit, duke u shtyre me yjet si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, shkruan Goal, transmeton “Korneri.net”.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Ligën si çdokush tjetë”, tha spanjolli.

“Do të doja të luaja në secilën ndeshje, si çdokush tjetër. Ju do të dëshironit të kontribuoni kudo që jeni”, përfundoi ai./Korneri.net.

Artikulli paraprakMesut Ozil – Arsenal, nderpritën bisedimet për rinovim! Barca përcjellë nga afër situatën
Artikulli tjetërA e dini cili është formacioni më i mirë ndonjëherë, që nuk ka mundur askush ta blej!!!