Real Madrid i ka nis përgatitjet për stinorin e ri, dhe së bashku me pjesën tjetër të skuadrës edhe lojtari më i përfolur gjatë kësaj vere, Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll ishte i lidhur me një kalim te Manchester United, mirëpo “djajtë e kuq” transferuan Romelu Lukaku, kështu që ndoshta nuk janë më të interesuar për madrilienin, shkruan Korneri.net.

Derisa Chelsea po bëhet gati për ta transferuar, nga ana tjetër Real Madridi e ofron Moratan te Man.United me një kusht që në drejtim të Bernabeut të niset portieri i shumë kërkuar David De Gea. Topi për momentin është në këmbët e anglezëve për të mësuar ndërkohë se cila është përgjigja e tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtarizohet kalimi i Ceballos nga Betis te Real Madrid
Artikulli tjetërChampions League/ Hidhet shorti, Kukësi përballë Karabakut të Ansi Agollit