Ekziston një tjetër “projekt” interesant i Interit, për të cilin po flitet shumë në Spanjë dhe Itali.

Alvaro Morata,  ish-lojtari i Juventusit duket i lodhur nga kurimi i Simeones dhe po mendon të kthehet në Serie A. Inter në rast se vendos ta shet  Lautaro Martinez te Barcelona, atëherë do të angazhonte menjëherë spanjollin  në skuadër pasi e sheh si një zëvendësues të mirë, përcjell Korneri.net

Me trajnerin Antonio Conte, Morata mund të bënte sulmin e Interit shumë të fortë me Lukakun, pasi do të ishin të pamëshirmshëm në zonat kundërshtare, për shkak të cilësive enorme që kanë. 28 vjeçari dikur anëtari i Juventusit nuk ka më kohë për të humbur,  ose ai bëhet një sulmues i klasit të lartë, ose  gjithmonë  të mbetet në harresë. Interi mund të ishte shansi i tij i fundit i madh. /Korneri.net

Artikulli paraprakBrazil, Neymar u padit për homofobi
Artikulli tjetërVertonghen objektiv real i Interit