Alvaro Morata, qendërsulmuesi i kombëtares spanjolle dhe Realit të Madridit, ka deklaruar se ndeshjet në transfertë ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për stuhinë e kuqe.

“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar me patjetër”, u shpreh Morata në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 9 tetor të këtij viti.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin. Pas ndeshjeve të para të grupit, Shqipëria, Italia dhe Spanja kryesojnë me 3 pikë, pasi fituan respektivisht ndaj Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.

Artikulli paraprakMontella e ka bërë listën për dimër!
Artikulli tjetërArgjentina nuk mundet pa Messin, Brazili po me Neymar