Alvaro Morata përsëri në Itali.
Sulmuesi spanjoll, i cili dëshiron të largohet nga Chelsea pas vetëm një sezoni,e shtyn rikthimin e tij në Juventus, një mundësi shumë reale dhe e emunshme për të si futbollist dhe dëshirë e madhe mbi të gjitha, përcjell Korneri.net
Kjo foto është bërë para një restoranti në Via Montenapoleone në Milano mes Morata, Juanma Lopez, agjenti i lojtarit, dhe Fabio Sporti, drejtori sportiv i Juventusit. Një takim ky që u përdor për të studiuar bisedimet e përbashkëta me londinezët, e cila u hap mundësinë shumë të mirë për një huazim 2-vjeçar me një detyrim të riblerjes, një operacion i ngjashëm me atë që çoi Juan Cuadradon te Juventusi. Negociatat kanë filluar, tymi i bardhë është ende larg, por interesi i ndërsjellë i Juventusit dhe Moratas duket shumë serioz.
Përveç diskursin ekonomik me Chlesea, që verën e kaluar e bleu nga Real Madridi për 80 milionë euro, duhet të merren parasysh shifrat që sillen rreth lojtar, i cili nuk u ftua fare nga përzgjedhësi i Spanjës, Lopetegui për Kupën e Botës në Rusi . Morata fiton 8 milionë euro në vit, më shumë se Higuain, lojtari më i paguar i skuadrës së Juventusit. /Korneri.net