Të jesh pjesë e klubit më të madh në botë si Real Madrid, duhet të kesh fat të madh në jetë, por njëkohësisht edhe talent dhe cilësi sepse aty luajnë gjithmonë më të mirët. Një fat të tillë e ka pasur spanjolli Alvaro Morata, mirëpo politika e klubit ka qenë, është dhe me gjasë do të jetë që të mbledh lojtarët më të mirë në qarkullim nga gjitha vendet botërore, dhe më pak e konsideron produktin vendor, shkruan Korneri.net.
Pasi synimi i klubit është Kylian Mbappe, zyrtarët vendosët ta shesin Moratan te Chelsea për 80 milionë euro, mirëpo disponimi i spanjollit nuk ka qenë aspak i mirë në momentin kur atij iu kumtua lajmi se të dyja klubet janë dakorduar. Morata u përshëndet shumë shpejtë me trajnerin Zinedine Zidane i cili ndoshta edhe ka qenë ai i cili ka mundur ta ndalte lojtarin, por më tepër e adhuron Benzeman, si dhe me bashkëlojtarët e tij.
Fytyra e tij tregoi më së miri se nuk i ka ardhur aspak mirë që është larguar dhe kjo është mëse evidente, pasi të largohet nga kulmi i futbollit në diçka shumë më poshtë nuk është e lehtë.
Njëjtë kishte ndodh edhe me Angel Di Marian i cili para tri viteve kishte qarë në konferencën e parë për shtyp te Man.United, duke deklaruar haptazi se nuk do lunate kurrë në Angli sikur klubi mos ta kishte shitur. /Korneri.net