Skuadra e Milanit ka pësuar një humbje në miqësore nga Borussia Dortmund me rezultatin 3-1, por trajneri Vincenzo Montella nuk është i shqetësuar.
Ai thotë të mos shikohet rezultati, po karakteri që tregoi skuadra në fushë.
“Ne nuk duhet ta shikojmë rezultatin”, tha fillimisht Montella pas ndeshjes.
“Unë pashë një skuadër me karakter. Ka gjera që duhet t’i rregullojmë, por shpirti është i njëjtë. Ne vuajtëm, por reaguam me lojtarët e rinj që luajtën shumë mirë”, dekalroi tekniku i kuqezinjve.