Trajneri i Milan-it Vincenzo Montella deklaroi se këto blerje që ka bërë të klubi janë shumë të mira, por që të jenë konkurues duhen të tjera afrime.

“E pranoj, ne kemi marrë futbollistë të shkëlqyer, e shumë prej tyre të rinj. Shpresoj që shumë shpejt të mund të përshtatemi e t’i bëjmë gjërat mirë. Kemi Bonucci-n, një lojtar me influencë dhe karizmatik, i cili do ta përmirësojë prapavijën tonë”, tha tekniku.

Më pas ai foli për interesimin e ekipit për një sulmues. “Ne na duhet një sulmues dhe jemi duke vlerësuar kandidatin më të mirë”.

Artikulli paraprakFIFA e UEFA përjashtojnë Villar
Artikulli tjetërFOTO/ Punë e kryer, Sulmuesi italian te Juventus