Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, para pak çastesh ka zbuluar momentet aspak të këndshme në zhveshtoren ku gjindëshin lojtarët e Milanit pas humbjes së mbrëmshme ndaj Juventusit.

“Më vjen keq për atë që ndodhi në fushë, ishte diçka e tepërt për ne, pasi meritonim më shumë. Kur hyra në dhomat e zhveshjes pashë se disa nga lojtarët ishin në lot për atë humbje. Ishte një moment i trishtuar, por ky është sporti. Ata duhet të bëhen të fortë dhe të shohin përpara, pasi të tilla situata të bëjnë më të fortë për të ardhmen”, u shpreh Montella, që ka qenë i nervozuar në fushë në momentin e penalltisë dhe ka kërkuar ndjesë.

Por duket se trishtimi që ka parë në sytë e lojtarëve ka prekur edhe “aeroplanin”, që është në sezonin e parë në krye të Milanit. Ai ka treguar kështu reagimin që kanë patur kuqezinjtë pas humbjes, ku mbetën të zhgënjyer pas humbjes 2-1 me Juventusin, humbje që erdhi pas një penalltie të dyshimtë në favor të bardhezinjve në kohën shtesë.

Artikulli paraprakSuso pritet të mungoj disa javë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Genoa-Sampdoria