Milani nuk është shumë i kënaqur me Vincenzo Montellan dhe në fund të sezonit italiani mund të largohet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e italianit në Milano është shumë e pasigurt.

Trajneri aktual i kuqezinjve në rast se nuk vazhdon me Milanin, mund të përfundojë te Juventusi, gjithmonë në rast se Massimiliano Allegri largohet.

Por edhe te Roma, por vetëm pasi Luciano Spalletti largohet, gjë që është shumë e mundur.

Aktualisht Milani është në vendin e shtatë me 54 pikë.

Artikulli paraprakReal Madrid kryen punë te Leganes
Artikulli tjetërDrilon Nuza padit gjyqtarin Selim Isufi