Pas humbjes turpëruese 4-1, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se Roma meritoi atë fitore të thellë në “San Siro”, pasi kryeqytetasit ishin më superiorë.

“Roma e meritoi fitoren në “San Siro” pasi dukshëm ishin më superiorë në çdo aspekt, si ekip i bashkuar, lojtarët në fushë ashtu edhe trajneri në stol”, u shpreh ai për “Mediaset Premium”.
Kujtojmë që skuadra kuqezi pas kësaj humbje pozicionohet në vendin e gjashtë, 6 pikë më pak se Atalanta e vendit të pestë që merr pjesë sezonin e ardhshëm në ‘Play Off’ të Europa Leagues.

Artikulli paraprakJava e 36-të në Premier League: Këta janë “mbretërit” e pasimeve….
Artikulli tjetërSkandal i madh në RAI: Benatia ofendohet me kore raciste