Një vendim i tillë ishte i pritshëm pas rezultateve negative të klubit, ndërsa në natën e mbrëmshme presidenti Li Yonghong pati bisedë shumë të gjatë me Massimiliano Mirabellin përmes telefonit, dhe sipas Milanneës, këtu erdhi edhe vendimi final për shkarkimin e Montellas, përcjell Korneri.net.

Montella në këtë mënyrë ishte “Kurbani” i parë i Milanos kineze, e koha do ta tregoj se kush do të jenë pas tij, edhe pse një gjë dihet se Gennaro Gattuso do të jetë pasardhësi i tij.
Më poshtë mund t’i lexoni emrat e trajnerëve të shkarkuar nga ish presidenti i Milanos, Silvio Berlusconi.

Nils Liedholm, Arrigo Sacchi, Fabio Capello, Oscar Washington Tabarez, Alberto Zaccheroni, Cesare Maldini, Fatih Terim, Carlo Ancelotti, Leonardo, Massimiliano Allegri, Clarence Seedorf, Filippo Inzaghi, Sinisa Mihajlovic, Christian Brocchi që ishte vetëm pak ditë derisa erdhi Vincenzo Montella. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare, Milani shkarkon Montelën dhe ia beson stolin…
Artikulli tjetërJuventus e barazoi rekordin e vet